Fakulteti i Arteve ka nisur ligjërata me të ftuar të ndryshëm me qëllim të informimit rreth temave me interes për studentët. I ftuar ishte Kushtrim Sogojeva, drejtor i “Trokit”, që trajtoi temën “Të jesh artist i së ardhmes”.
Kjo ligjëratë u bazua në nevojat për ekspertë në fushën e dizajnit grafik në Kosovë dhe rajon. Përmes orientimit ndërkombëtar dhe aftësive të avancuara në rezultatet e studimit për studentët, ndër të tjera ai foli për fushat klasike të aplikimit në agjencitë, kompanitë e ndryshme botuese dhe të mediave, nëpërmjet mundësive të ndryshme dhe premtuese në udhëheqjen institucionale të kulturës, artit dhe punës së mediave, si në nivel komunal ashtu dhe në atë shtetëror.