Piktori Artan Haxhiu mban ligjëratë për studentët e Fakultetit të Arteve

1 Qershor 2026

Piktori Artan Haxhiu ka mbajtur një ligjëratë në kuadër të aktiviteteve të PAAF-it, ku u prit nga studentët e Fakultetit të Pikturës. Gjatë takimit, ai ndau me studentët përvojat e tij artistike, duke folur për rrugëtimin në art, sfidat profesionale dhe rëndësinë e krijimtarisë në zhvillimin e identitetit artistik.

Në bashkëbisedim me studentët, Haxhiu tregoi për përvojat e tij në fushën e pikturës, procesin krijues dhe ndikimin që kanë përjetimet personale në formësimin e veprave artistike. Ai theksoi rëndësinë e përkushtimit, punës së vazhdueshme dhe kërkimit të një gjuhe autentike artistike.

Ligjërata u zhvillua në formë interaktive, ku studentët patën mundësinë të diskutojnë mbi aspektet e ndryshme të artit bashkëkohor, duke përfituar nga përvoja dhe këshillat e piktorit.

Share: