Në kuadër të aktiviteteve të Prishtina Arts and Architecture Festival (PAAF) 2026, është mbajtur punëtoria me temë “Revolucioni 3D në Modë”, udhëhequr nga Visar Spanca, me studentët e dizajnit grafik dhe
dizajnit të modës.
Kjo punëtori u fokusua në përdorimin e teknologjisë 3D në industrinë moderne të modës, duke sjellë për studentët qasje inovative në procesin e dizajnimit, vizualizimit dhe prezantimit të koleksioneve.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më afër me trendet bashkëkohore dhe ndikimin e teknologjisë digjitale në zhvillimin e modës dhe kreativitetit vizual.
Kjo punëtori krijoi një hapësirë bashkëpunimi dhe eksperimentimi artistik, duke nxitur kreativitetin dhe zhvillimin profesional të studentëve në fushën e dizajnit.



