Studentët e vitit të 2-të, të Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, dega në Gjakovë, me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, vizituan fëmijët me aftësi të veçanta në Gjakovë.
Gjatë kësaj vizite studentët u njoftuan për së afërmi me gjendjen e tyre dhe aktivitete që zhvillohen në ambientet e tyre, si dhe shprehën gatishmëri për bashkëpunim në të ardhmen.