Kolegji AAB organizon Shkollën Verore Ndërkombëtar për Demokraci dhe Zhvillim, e cila do të mbahet në periudhën 14 – 23 gusht 2017.
Hapja solemne e punimeve të Shkollës Verore Ndërkombëtar për Demokraci dhe Zhvillim në Kolegjin AAB, do të bëhet të hënën, më 14 gusht 2017, në orën 09.00, në objektin V të Kolegjit AAB, Prishtinë.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet do të jenë një numër i madh i studentëve nga shumë vende të Evropës e më gjerë, ndërsa në hapjen solemne, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe përfaqësues të lartë të Republikës së Kosovës.
Për më shumë informacione rreth programit, klikoni linkun zyrtar: https://iss.aab-edu.net/