Kolegji AAB, Universiteti i Misisipit dhe Universiteti NLA me program të përbashkët studimi nga fusha e komunikimeve

28 Shtator 2017

Menaxhmenti i Kolegji AAB ka pritur në vizitë dyditore delegacionin e profesorëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Gazetarisë dhe Mediave në Universitetin e Misisipit, prof. Will Norton dhe ligjëruesin nga Universiteti NLA në Norvegji, prof. Kaare Melhus, për qëllim të bashkëpunimit ndëruniversitar.

Përveç tjerash, gjatë kësaj vizite është mbajtur edhe punëtoria dyditore e organizuar nga institucionet e cekura më lart. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte përafrimi dhe harmonizimi i programeve për studime master nga fusha e komunikimit të marketingut të integruar, i cili do të ofrohet si program i përbashkët në Kosovë nga këto tre institucione partnere: Kolegji AAB, Universiteti i Misisipit dhe Universiteti NLA, Norvegji.

Palët gjithashtu punuan edhe në hartimin e një Memorandumi Bashkëpunimi për kërkime shkencore si dhe konkurrimin e përbashkët për programe arsimore.

Share: