Janë ndarë certifikata për studentët e Fakultetit të Dizajnit të Modës pas pjesëmarrjes së tyre në kurset 6 mujore në “Patrona” dhe “Rrobaqepësi”.
Studentët arritën të praktikojnë teknikat e prejes së veshjeve të ndryshme që përbëjnë një koleksion të modës, si dhe aplikuan ‘patternmaking’ e deri te realizimi i një libri përfundimtar ku të gjitha skemat dhe variantet e tyre për një koleksion të plotë janë katologuar.
Studentët falenderuan Kolegjin AAB për organzimin e kurseve, përmes të cilave arritën të zhvillojnë disa prototipe duke përdorur teknika industriale dhe rrobaqepësinë.
Në ndarjen e certifikatave, profesoresha e Kolegjit AAB Laura Ukshini, përgëzoi studentët dhe e vlerërsoi të suksesshëm organizimin e kurseve nga Fakulteti i Arteve.