Fakulteti i Arteve dhe “Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

30 Prill 2022

Është nënshkruar bashkëpunimi i radhës mes Fakultetit të Muzikologjisë dhe Koreografisë të Kolegjit AAB dhe Ansamblit Nacional të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare” të Maqedonisë së Veriut.Ky bashkëpunim synon përshtatjen e interesave të përbashkëta për tu zhvilluar në aspektin akademik e kulturor të të dyja palëve.Marrëveshja u nënshkrua nga dekani i këtij fakulteti Prof. Fitim Aliu dhe drejtori i Ansamblit Nacional të këngëve dhe valleve Shkodran Tolaj. Ndër të tjera u premtua avancim profesional i studentëve në fushën e mësimdhënies, master classave, praktikave artistike si dhe praktikave profesionale.

Share: