Prof. Juan Manuel Montoro mbajti ligjëratë online për studentët e Kolegjit AAB

14 Maj 2022

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB ka organizuar për studentët e këtij drejtimi ligjëratë online me prof. Juan Manuel Montoro nga Fakulteti i Komunikimit, Universiteti i Santiago de Compostela, Spanjë. Tema e cila u trajtua në këtë ligjëratë kishte të bëjë me diplomacinë sportive dhe digjitale dhe si mund të përdorë Kosova platforma digjitale për të nxitur marrëdhëniet e saj në sport me vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ligjërata u ndjek nga profesorë dhe studentë të vitit të tretë dhe të katërt nga të dy programet e këtij fakulteti. Nga kjo ligjëratë patën interesim sidomos studentët të cilët edhe ishin aktiv me pyetje rreth temës.

Po ashtu Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit u nderua me mirënjohje nga Federata e Badmintonit për kontributin e dhënë në rritjen dhe zhvillimin e Badmintonit në Kosovë. Mirënjohja u nda nga Sekretari Gjeneral, prof. ass. dr. Blerim Sylejmani.

Para fillimit të ligjëratës të pranishmit nderuan legjendën e boksit shqiptarë, z. Xhevdet Pecin, me një minutë heshtje.

Share: