Fakulteti i Shkencave Kompjuterike mbajti Konferencën e Parë Shkencore Studentore

27 Maj 2022

Në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB u mbajt Konferenca e Parë Shkencore Studentore nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike e quajtur “Dita e hapur e projekteve dhe hulumtimeve”. Në këtë konferencë u prezantuan temat e përzgjedhura nga komisioni i fakultetit, i përbërë nga Ersan Hamdiu, Xhevdet Spahiu, Rahmil Limani, Elissa Mollakuqe dhe Samir Jakupi. Temat e prezentuara kanë përfshirë të gjitha fushat e shkencave kompjuterike si: programim, siguri kibernetike, inxhinieri softuerike, IoT, rrjeta, telekomunikim si dhe hulumtime të tjera.

Kjo konferencë ishte rast i mirë për studentët të cilët mendojnë të vazhdojnë pjesën akademike, duke parë rëndësinë e punës shkencore dhe si hap i parë drejt formimit të tyre si shkencëtar. Poashtu, studentë të shumtë prezantuan edhe produkte të gatshme të tyre, si softuerë të cilët janë krijuar gjatë projekteve të ndryshme në fakultet. Me ndarjen e certifikatave u mbyll edhe konferenca në fjalë.

Share: