Fakulteti i Shkencave Sociale nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Institucionin Parashkollor “Yjet” në Prishtinë

11 Nëntor 2017

Në mjediset e Kolegjit AAB, dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Hysen Kasumi priti mësimdhënësën e Institucionin Parashkollor “Yjet”, Ibadete Dakaj, dhe nënshkruan  marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional.

Marrëveshja parasheh zhvillimin e pjesës praktike të studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale në Institucionin Parashkollor “Yjet” dhe projekte të përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese, organizimin e seminareve për fushën e edukimit parashkolor.

Share: