Thirrje për pjesëmarrje në konferencën shkencore ndërkombëtare me temë “Konsolidimi i shtetit dhe sfidat eurointegruese”

23 Nëntor 2017

Kemi kënaqësinë t’Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare me temë “Konsolidimi i shtetit dhe sfidat eurointegruese”, e cila organizohet nga Fakulteti i Administratës Publike i Kolegjit AAB, në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Universitetin Shtetëror  të Tetovës, Kolegji “Pavarësia”, Vlorë.

Afati i fundit për dërgimin e abstrakteve është 20 dhjetori 2017, kurse konferenca mbahet më 15 dhe 16 shkurt 2018 në mjediset e Kolegjit AAB në Prishtinë.

Për më shumë informacione rreth programit, klikoni linkun zyrtar të konferencës:

http://konferencat.aab-edu.net/iceich2018/

Ju inkurajojmë ta ndani këtë thirrje për pjesëmarrje në konferencë edhe me kolegët tuaj.

Ju falënderojmë për interesimin tuaj dhe shpresojmë të shihemi në Kolegjin AAB- Prishtinë!

Share: