Studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv vizituan Radio Televizionin e Kosovës (RTK)

19 Janar 2018

Studentët e vitit të tretë të Komunikimit Masiv, kanë realizuar vizitë studimore në mediumin publik të Kosovës RTK. Kjo vizitë u bë në kuadër të lëndës “Praktikë Televizive”, të cilën e ligjëron pikërisht Drejtori i Radio Televizionit Publik të Kosovës, Mentor Shala.

Studentët patën mundësi të njoftohen nga afër me punën që bëjnë gazetarët dhe redaktorët në këtë medium, si dhe t’i shohin ambientet e punës, dhomën e lajmeve, ndarjen e detyrave ditore e deri tek transmetimi i lajmeve.

Studentët gjithashtu patën rastin të praktikojnë edhe moderimin e një emisioni televiziv, si dhe të mësojnë se çfarë duhet pasur parasysh gjatë këtyre transmetimeve.

Studentët thanë se u ndanë shumë të lumtur dhe të motivuar kur në hapsirat e RTK-së panë shumë ish-studentë të Kolegjit AAB, të cilët falë njohurive që ata morën nga Fakulteti i Komunikimit Masiv i Kolegjit AAB, sot ushtrojnë pozita nga më të rëndësishmet profesionale në mediumin më të madh në vend.

 

 

Share: