Kolegji AAB fillon bashkëpunimin me United National International Children’s Emergency Fund (UNICEF)

23 Janar 2018

Në Kolegjin AAB është mbajtur takimi nismëtar për bashkëpunim me përfaqësuesin për Kosovë të Fondit të Emergjencës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF-in), James Mugaju.

Ky bashkëpunim në mes të dy palëve planifikohet të fillojë në fushat mjekësore me qëllim të ngritjes së edukimit shëndetësor në Infermieri dhe në fushën e Hulumtimeve Shkencore, e në të ardhmen të zgjerohet edhe në shumë fusha të tjera.

Sipas z.Mugaju, për UNICEF-in ky bashkëpunim paraqet zgjerimin e aktiviteteve të tyre edhe në institucionet jopublike të edukimit, me qëllim të arritjeve sa më të mëdha të studentëve. Gjithashtu ky bashkëpunim mëton t’ i kontribuojë rinisë kosovare në edukimin për të drejtat e tyre, në zhvillimin e vullnetarizmit dhe sfera të tjera të rëndësishme për zhvillimin dhe ngritjen e tyre sa më të shëndetshme.

Përfaqësuesi i Zyrës së UNICEF-it, z. Mugaji në Kosovë u prit nga stafi akademik i Kolegjit AAB dhe prorektori Shemsedin Vehapi, i cili përveç që shprehu kënaqësinë për këtë bashkëpunim, tregoi edhe gatishmëri për të përkrahur edhe projekte të tjera të kësaj natyre, pasi që beson se bashkëpunimet e tilla janë gjithmonë të duhura për ngritjen profesionale të studentëve.

 

Share: