Unioni i Studentëve diskutoi për objektivat e synuara

26 Janar 2018

Sot në Kolegjin AAB u mbajt mbledhja e parë e përfaqësuesve të Unionit të Studentëve, ku u diskutua për aktivitetet dhe synimet e këtij unioni.

Studentët si pikë kryesore të mbledhjes së sotme kishin Statutin e Unionit dhe përcaktimin e objektivave të ndryshme, si: mbrojtja e të drejtave të studentëve, avancimi i tyre në prezantimin e ideve të reja, organizimi i formave të ndryshme të projketeve profesionale, ofrimi i shërbimeve, kujdesin ndaj secilit student, komunikimin dhe bashkëpunimin me organizata të tjera etj.

Krenare Çerkini, studente e Kolegjit AAB, njëherësh nënkryetare e Unionit të Studentëve të Kosovës, tha se Unioni i Studentëve i Kolegjit AAB do të ketë gjithmonë përkrahje morale dhe financiare nga Këshilli Drejtues i AAB-së, për mundësimin e realizimit të veprimtarisë së Unionit.

Ndërsa, përfaqësuesit e këtij Unioni nga të tri kampuset e Kolegjit AAB, Prishtine, Ferizaj, Gjakovë, thanë se ky Union i Studentëve është i hapur për të gjithë dhe se presin bashkëpunim të mirëfilltë edhe me studentët e tjerë.

Unioni i Studentëve i Kolegjit AAB (US-AAB) është organizatë studentore e pavarur në raport me asociacionet, individët, stafin akademik dhe subjektet politike dhe ushtron aktivitetet në kuadër të Kolegjit AAB.

 

Share: