Kolegji AAB organizon konferencën ndërkombëtare virtuale “Luftë, Konflikt dhe Shoqëri”

7 Korrik 2022

Kolegji AAB organizon me datën 9 dhe 10 dhjetor 2022 konferencën ndërkombëtare virtuale me temën “Luftë, Konflikt dhe Shoqëri”. Kjo temë do të ndërlidhet me proceset transformuese të shkaktuara nga konfliktet në kontekste të ndryshme gjeopolitike. Së fundmi, lufta në Ukrainë ka sjellur ndryshime sizmike në kontekstin evropian në lidhje me çështjet e sigurisë dhe rrethanat socio-politike dhe humanitare të Evropës. Nga pikëpamja akademike, konferenca ofron një platformë unike në të cilën diskutohen dinamikat transformuese të konfliktit ndër-grupor në kuptimin e tyre më të gjerë.

Qëllimi është të identifikohen dhe të shkëmbehen studimet akademike mbi konfliktet nga një shumëllojshmëri e gjerë disiplinash dhe përmes fokuseve të ndryshme teorike dhe metodologjike. Konferenca mirëpret hulumtime kërkimore mbi mënyrat në të cilat lufta dhe konflikti i japin formë shoqërisë, çështjet e zgjidhjes së konflikteve, drejtësisë tranzicionale, nacionalizmit, lëvizjeve kundër luftës, gjenocidit, etj.

Pjesëmarrës janë akademik dhe hulumtues nga disa fusha të ndryshme përfshirë Sebastian Muth nga Lancaster University në Angli, Furtuna Sheremeti nga Université Louvain në Belgjikë, Abit Hoxha nga Agder University në Norvegji dhe Mieke Vandenbroucke nga University of Antwerp në Belgjikë.

Pjesëmarrësit e interesuar mund të dërgojnë një abstrakt me jo më shumë se 200 fjalë në këtë adresë: [email protected]

Afati i fundit për aplikim është 15 tetor 2022.

Për më shumë informata, ju mund të kontaktoni Prorektoren për Shkencë, Dr. Uranela Demaj: [email protected]

Share: