Entela Muçolli, Nexhmie Hyseni dhe Elizabeta Berisha janë studente të Fakultetit të Komunikimit Masiv, të cilat krahas studimeve janë angazhuar të kryejnë praktikën profesionale në Gazetën KNN.
Entela Muçolli, studente e vitit të dytë në Komunikim Masiv tregon se puna me ekip dhe puna në zyrë është ndryshe nga praktika që bëhet në klasë dhe si rrjedhojë e bën atë më të gatshme për tregun e punës. Ajo thotë se edhe pse praktikat e ndryshme që i aplikojnë gjatë ligjëratave në klasë janë të mirëseardhura, angazhimi në punë praktike në një gazetë online është një ndihmesë shtesë, dhe fakti që punon me një ekip, në një ambient pune dhe me orar të caktuar është një përvojë e re për të.
Ndërsa, dy studentet e tjera Elizabeta dhe Nexhmia treguan se kjo formë e angazhimit po i përgatitë që të jenë të gatshme të punësohen kudo, madje edhe gjatë periudhës së studimeve.