U zhvillua moduli i parë i trajnimeve të QAPI për zhvillim profesional të personelit

18 Korrik 2022

“Metodologjia e arsimit të lartë nga perspektiva e parimeve të mësuarit të të rriturve” ishte tema që u trajtua në kuadër të modulit të parë për stafin akademik nga trajnerët Naser Zabeli dhe Arbërore Bicaj. Ky modul po shndërron parimet e pedagogjisë së të rriturve në praktika të mësimdhënies në arsimin e lartë. Fokus kryesor i këtyre trajnimeve ka qenë ngritja e kapaciteteve të personelit për mësimdhënie me të rriturit dhe shtjellimi i qasjes teorike.

Në kuadër të “Programit Veror 2022” të organizuar nga QAPI për zhvillim profesional të personelit, këto trajnime do të vazhdojnë edhe me 18 dhe 21 korrik prej orës 09:00-16:30.

Të gjithë të interesuarit për trajnimet që ofrohen në kuadër të Programit Veror 2022 të QAPI, për më shumë informata mund të kontaktojnë me koordinatoret: Diana Qarkaxhija ([email protected], dhe Gresa Makolli ([email protected]).

Share: