Në bashkëpunim me Lëvizjen FOL, ku të ftuar ishin kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, z. Bashkim Hyseni, si dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizajt, z. Shukri Jashari, në Kolegjin AAB, dega në Ferizaj, u mbajt tryeza”Edukimi dhe ngritja e vetëdijes së studentëve për dukurinë e korrupsionit dhe luftën ndaj tij”.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z. Shukri Jashari, shpjegoi para studentëve punën e prokurorisë së Ferizajt: “Për shkak të tranzicionit në Kosovë korrupsioni është më i theksuar se në shtetet tjera”, tha Jashari, duke shtuar se pavarësisht se luftimi i korrupsionit tashmë është kusht për liberalizimin e vizave, Prokuroria Themelore do ta luftojë këtë dukuri edhe pas liberalizimit të vizave”, tha Jashari.
Ndërkaq, kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, z. Bashkim Hyseni, tha se gjatë pesë viteve të fundit kanë qenë 150 lëndë të korrupsionit: “Vetëm gjatë katër viteve janë zgjidhur 140 lëndë të korrupsionit, ndërkaq kanë mbetur edhe 10 të cilat kanë hyrë në punë në fund të vitit 2017 të cilat do të marrin epilogun e tyre në muajt në vazhdim”, tha Hyseni.
Ndërsa tha se jemi të përkushtuar të dëshmojmë se vendi ynë është i gatshëm për luftimin e kësaj dukurie negative, dhe ju si studentë duhet të veproni mençur që të mos bëheni pjesë e dukurive korruptive.
.