Rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, ka pritur në takim drejtorin e Shtëpisë Botuese “Armagedoni”, z. Berat Armagedoni, me rastin e dhurimit të një numri titujsh të botuara nga kjo Shtëpi Botuese.
Këta tituj të ri do t’ ju ndihmojnë studiuesve në përpjekjet e tyre që të lexojë më shumë dhe të ekspozohen ndaj informatave që vijnë nga fusha e kulturës, e historisë dhe e letërsisë. Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për botimet më të reja të kësaj Shtëpie Botuese, po ashtu edhe për botimet më të reja të Kolegjit AAB.
Drejtori i “Armagedonit” ka dhuruar për bibliotekën e Kolegjit AAB nga tre ekzemplarë të secilit titull të botuar gjatë vitit 2017, në mesin e tyre tituj të autorëve shqiptarë dhe të huaj.