Listës së partnerëve akademikë të Kolegjit AAB, iu shtua edhe Universiteti Mesdhetar nga Shqipëria, me seli në Tiranë, me të cilin u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi, në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.
Sipas kësaj marrëveshjeje, dy universitetet do të inkurajojnë kontaktet e drejtpërdrejta dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të personelit akademik të fakulteteve, departamenteve, institucioneve kërkimore dhe studentëve.
Nga dëshira për të vendosur dhe thelluar bashkëpunimin dypalësh fushat e bashkëpunimit në mes të dy universiteteve përfshijnë ndër të tjera: shkëmbim të personelit akademik, shkëmbim të studentëve, aktivitete të përbashkëta kërkimore shkencore, organizim dhe pjesëmarrje në konferencat shkencore, veprimtari, seminare dhe takime akademike.
Nënshkrimin e kësaj marreveshjeje bashkëpunimi e bëri rektori i Kolegjit AAB, prof. dr. Lulzim Tafa si dhe dekani i Fakultetit të Drejtësisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në UMSH, prof.dr. Ksenofon Krisafi.