Prishtinë, 11 maj 2018
Kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, z.Çedomir Jovanoviq, sot po qëndron në Prishtinë me ftesë të Klubit të Debatit të studentëve të Kolegjit AAB, dhe jo siç është raportuar në media me ftesë të një OJQ nga Prishtina.
Kolegji AAB ka njoftuar se z.Jovanoviq është ftuar për të mbajtur një ligjëratë dhe për shprehur qëndrimet e tij në temën “Finalja e dialogut Kosovë – Serbi”, e cila do të mbahet në Qendrën Mediale Universitare të AAB-së, me fillim në orën 12,15.
Tryeza debatuese në Kolegjin AAB, është e hapur edhe për media, ndërkohë që në dakordim me z.Jovanoviq, takimi me përfaqësuesit e OJQ-së në fjalë, nuk do të jetë medial.
Me respekt,