Me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit në fushën akademike, sot në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB u mbajt një tryezë diskutimi me studentët e Kolegjit AAB dhe studentët e Universitetit “Isa Boletini” të Mitrovicës.
Në këtë tryezë të organizuar nga Unioni i Studentëve të Kolegjit AAB u diskutua për dy tema të rëndësishme si janë: Plagjiatura, vjedhja dhe shpërdorimi si dhe E drejta e ankesës dhe kostoja e saj.
“Jemi ndarë mjaft të kënaqur me nivelin e diskutimit në këtë tryezë. Përveç informatave të vlefshme që u shkëmbyen mes studentëve, krijuam edhe miqësi me studentët e Universitetit i Mitrovicës “Isa Boletini”, tha kryetarja e Unioni i Studentëve i Kolegjit AAB, Flaka Vitaku.