Kolegji AAB dhe Komuna e Vushtrrisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

19 Maj 2018

Një sërë veprimtarish me interes të përbashkët  ka bashkuar Kolegjin AAB me Komunën e Vushtrrisë. Këto dy institucione nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim ndërinstitucional në sferat që ndihmojnë njëra tjetrën.

Marrëveshja e bashkëpunimit mes këtyre dy institucione e cila u nënshkrua nga rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përfshin: promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, kryerjen e punës praktike për studentët e Kolegjit AAB në institucionet/departamentet, drejtoritë, agjencitë, institucionet shkollore dhe parashkollore të Komunës së Vushtrrisë e vizita të ndërsjella të të dy institucioneve.

Kolegji AAB me këtë marrëveshje, do të ofrojë bursa të plota për nxënësit më të mirë Komunës së Vushtrrisë, në cilindo nga programet e studimit, si dhe pika të tjera që janë në interesin e përbashkët ndërinstitucional.

Kolegji AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa komuna si dhe shumë institucione e organizata të tjera vendore e ndërkombëtare, ku studentët e këtij kolegji në vazhdimësi kryejnë praktikat profesionale nëpër këto institucione.

 

 

Share: