Fakulteti i Shkencave Sociale po realizon trajnimin “Korniza e kurrikulës së Kosovës dhe kurrikulat bërthamë”

22 Maj 2018

Me qëllim të ngritjes së njohurive dhe aftësive të studentëve për mënyrën e mësimdhënies dhe zbatimin e kurrikulës së re, Fakulteti Shkencave Sociale i Kolegjit AAB ka organizuar një trajnim treditor në temën “Korniza e kurrikulës së Kosovës dhe kurrikulat bërthamë”, e cila po ligjërohet nga prof. Fadil Latifi.

Trajnimi treditor po zhvillohet në tri seminare të ndryshme:

– Korniza kurrikulare e arsimit parauniversitar në Kosovë;

– Aspektet metodologjike dhe praktike të planifikimit dhe të zbatimit të kurrikulës së re;

– Metodologjia e mësimdhënies, materialet mësimore dhe vlerësimi i arritjeve të nxënësve.

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, përmes këtij trajnimi i cili ka filluar më datë 21 maj dhe do të përfundojë më 24 maj, do të kenë mundësi të përfitojnë njohuri për kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar në Kosovë, për rëndësinë dhe zbatimin e saj në praktikë, për planifikimin dhe zbatimin e kurrikulës së re dhe për vlerësimin e arritjeve tek nxënësit.

Share: