Valentin Krasniqi, student i vitit të katërt në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB po zhvillon praktikën profesionale në institucionin noterial te noteri Faik Qollaku.
Kjo praktikë ka ardhur si rrjedhojë e angazhimit të tij në një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga zyra e saj në Kosovë.
Studenti Valentin Krasniqi në këtë trajnim, i cili do të zgjasë pesë muaj, po tregon rezultate të shkëlqyera dhe disiplinë të madhe në punë.
Po i njëjti student, edhe gjatë studimeve të tij ka qenë i angazhuar edhe në shumë trajnime dhe aktivitete që janë mbajtur në Kolegjin AAB, ku edhe ka marrë shumë certifikata, si: Në shkolla verore, tryeza shkencore, etj.
Kolegji AAB, për të gjithë studentët e interesuar të bëhen pjesë e kompanive dhe institucioneve të ndryshme në praktika profesionale, e ka të konsoliduar Zyrën për Karrierë dhe Praktika, e cila në vazhdimësi rekruton dhe sistemon studentët e interesuar.