Nesër hapet edicioni jubilar i 20-të i Panairit të Librit, Shtëpia Botuese AAB merr pjesë me rreth 100 tituj

4 Qershor 2018

Edicioni jubilar i 20-të i Panairit të Librit i organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, nis nesër më datë 5 dhe zgjatë deri më 10 qershor 2018 në ambientet e Pallatit të Rinisë, në Prishtinë.

Kësisoj, sivjet pritet që në këtë panair të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora, ndërsa numri i titujve të rinj pritet të jetë rreth 1400-1500.

Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar, që sivjet është jubileu i 20-të i tij, këtë vit do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore.

Për dallim nga edicionet e kaluara, këtë vit Shtëpia Botuese AAB dhe Instituti AAB do të prezantohen në këtë panair me rreth 100 tituj librash, ku 70 prej tyre janë libra universitarë.

Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar, që sivjet është jubileu i 20-të i tij, në këtë edicion do të zhvillohen mbi 50 aktivitete të ndryshme, ku do të ketë edhe mysafirë nderi, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj, si dhe do të organizohen përurime, debate, paraqitje, dedikime shkrimtarësh, etj.

Share: