Kolegji AAB dhe Komuna e Hanit të Elezit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

8 Qershor 2018

Në vazhdën e nënshkrimit të marrëveshjeve me shumicën e komunave të Kosovës, me qëllim të bashkëpunimit ndërinstitucional, Kolegji AAB nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi edhe me Komunën e Hanit të Elezit.

Të dy institucionet, nëpërmjet kësaj marrëveshje të nënshkruar nga zv/rektori i Kolegjit AAB, z. Shemsedin Vehapi dhe nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mazllum Qajani, pajtohen që në të ardhmen të bashkëpunojnë në nisma të ndryshme për promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta.

Me këtë rast, zv/rektori Vehapi falënderoi nënkryetarin Qajani për hapjen e dyerve për bashkëpunim me Kolegjin AAB dhe e siguroi atë se përfituesit më të mëdhenj nga kjo marrëveshje do të jenë studentët që vijnë nga komuna e Hanit të Elezit.

Ndërsa, nënkryetari Qajani e falënderoi Kolegjin AAB për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim dhe u zotua se komuna e Hanit të Elezit do të angazhohet që kjo marrëveshje të gjejë implementim sa më të suksesshëm.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi përfshinë edhe kryerjen e punës praktike për studentët e Kolegjit AAB në institucionet/departamentet, drejtoritë, agjencitë, institucionet shkollore dhe parashkollore të Komunës së Hanit të Elezit si dhe e vizita të ndërsjella të të dy institucioneve.

AAB me këtë marrëveshje, do të ofrojë bursa të plota për nxënësit më të mirë Komunës së Hanit të Elezit, në cilindo nga programet e studimit, si dhe pika të tjera që janë në interesin e përbashkët ndërinstitucional.

Kolegji AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shumicën e komunave në Kosovë, ku studentët e këtij kolegji në vazhdimësi kryejnë praktikat profesionale nëpër këto institucione.

Share: