Lansohet projekti “Elektroteknika”, punë e studentit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, Flamur Beqiraj

12 Qershor 2018

Studenti i vitit të parë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, drejtimit Inxhinieri Softwerike të Kolegjit AAB, Flamur Beqiraj, me punën e tij ua ka lehtësuar studentëve që të bëjnë zgjidhje të detyrave të ndryshme në mënyrë më të shpejtë.

Këtë Flamuri e ka bërë në projektin e tij “Elektroteknika”, që është një webfaqe e programuar në formë kalkulatori, qëllimi i së cilës është shpjegimi i logjikës së algoritmeve në bazë të formulave dhe njësive nga lënda e Elektroteknikës, ku si target kryesor i ka:

1. Zgjidhja e vlerave në relacion (Tension, Intensitet, Rezistencë dhe Fuqi)

2. Ekuivalentimi i rezistorëve në raste kur ato janë në Seri apo Paralel.

Për realizimin e këtij projekti, studenti Flamur Beqiraj është ndihmuar edhe nga kolegu i tij, Indrit Haxhidauti, edhe ky student i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, drejtimit Inxhinieri Softwerike të Kolegjit AAB.

Webfaqën “Elektroteknika”, mund ta gjeni online në linkun www.elektroteknika.uniaab.com.

Kujtojmë se studentët e diplomuar në Fakultetin i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, sot nuk janë vetëm zhvillues të thjeshtë softueri, uebfaqeje apo punëtorë në sektorin e rrjetave kompjuterike, por ata bartin edhe pozita udhëheqëse të kësaj fushe. Madje, jo të rralla janë rastet që të diplomuar të kësaj fushe në Kolegjin AAB të jenë bërë pjesë e rëndësishme e kompanive në zë në Evropë, ShBA e Kanada.

Share: