BIRN Kosova mbajti trajnim special për studentët e Kolegjit AAB mbi etikën e gazetarisë dhe pasojat ligjore të raportimit të pasaktë

13 Qershor 2018

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese BIRN Kosova, përmes skemës së mbështetjes nga Luksemburgu për shoqërinë civile në Kosovë, mbajti një trajnim për studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë, Juridikut e studentëve të tjerë të Kolegjit AAB, me temën “Përmirësimi i Standardeve të Gazetarisë Hulumtuese përmes Përvojave të Përbashkëta”.

Nga ky trajnim i cili është mbajtur në ambientet e Kolegjit AAB, studentët përfituan njohuri të dobishme mbi etikën e gazetarisë dhe pasojat ligjore të raportimit të pasaktë.

Po ashtu, studentët në këtë trajnim u njoftuan edhe me “Krypometrin”, platformë kjo që e ka aplikuar “Kallxo.com”, e cila merret me monitorimin, verifikimin e më pas publikimin e gënjeshtrës së akterëve llogaridhënës.

Në fund të këtij trajnimi studentët pjesëmarrës u pajisën edhe me certifikata për kontributin e dhënë në këtë aktivitet nga BIRN Kosova dhe partnerët e tjerë mbështetës të këtij trajnimi.

Share: