Studenti i Shkencave Kompjuterike, Indrit Haxhidauti, mbylli semestrin me krijimin e një ueb aplikacioni

28 Qershor 2018

Studenti i Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, Indrit Haxhidauti, i cili është në përfundim të vitit të dytë, tashmë ka krijuar një ueb aplikacion.

Bëhet fjalë për ueb aplikacionin e shkollës Profesionale Gjermane (QGJK), të cilin Indriti e ka përfunduar në afat rekord prej 30 ditësh.

Ueb aplikacioni i QGJK-së është i dizajnuar në mënyrë profesionale dhe përmban një seri funksionesh, të cilat janë të implementuara në mënyrë të përpiktë nga zhvilluesi i këtij ueb aplikacioni, studenti Indrit Haxhidauti.

Ai thotë se programimi ka qenë gjithmonë pasioni i tij dhe për këtë Kolegji AAB i ka ndihmuar shumë në zhvillimin e tij profesional.

“Kam zgjedhur që të studioj në Kolegjin ABB shkaku se me ka dhënë mundësitë më të mira që t’i zhvilloj aftësitë e mija si programer i ri. Tash e dy vite sa jam këtu, profesorët dhe asistentët na kanë ndihmuar shumë në zhvillimin tonë profesional sidomos në fushën e kodimit”, tha Indriti.

Indrit, edhe pse ende nuk i ka përfunduar studimet në Kolegjin AAB, tash e tre muaj ushtron edhe detyrën e ‘Full Stack Developer’ në kompaninë “Bexeo GmbH”.

Puna praktike e studentëve të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB është njëra ndër komponentat kryesore të këtij fakulteti, pasi që kjo u mundëson atyre që mësimet teorike të marra gjatë vitit akademik t’i realizojnë edhe në praktikë. E gjithë kjo arrihet falë angazhimit të profesorëve si dhe marrëveshjeve të shumta të bashkëpunimit që Kolegji AAB gëzon me kompani e institucione të ndryshme.

Share: