Shtëpia Botuese AAB dhe Shtëpia Botuese Artini nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

16 Korrik 2018

Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit në sferën e botimeve dhe në pajtim me interesat e përbashkëta, Shtëpia Botuese AAB dhe Shtëpia Botuese Artini, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi e cila u nënshkrua në mes të drejtorit të Shtëpisë Botuese AAB, z. Urim Sallauka dhe drejtorit të Shtëpisë Botuese Artini, z. Jahir Ahmeti, përfshinë pjesëmarrjen e Shtëpisë Botuese Artini në Panairin Vjeshtor të Librit, i cili do të mbahet në fillim të muajit tetor të këtij viti në Kolegjin AAB.

Po ashtu, kjo marrëveshje përfshinë edhe promovimin e librave në mjediset e Kolegjit AAB të Shtëpisë Botuese “Artini”, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta profesionale dhe akademike, shfrytëzim të hapësirave të AAB-së (Teatri, amfiteatri, salla të tjera) si dhe forma të tjera të bashkëpunimit.

Kujtojmë se Kolegjit AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, ka të konsoliduar Shtëpinë botuese “AAB”, e cila boton kryesisht universitarë, të cilat mbështesin drejtpërdrejt plan programet mësimore, duke mos anashkaluar edhe fushat e tjera të studimit.

Share: