Vazhdojnë sukseset e stafit akademik të AAB-së

27 Korrik 2018

Profesoresha Arlinda Memetaj, mësimdhënëse në Fakultetin e Administratës Publike në Kolegjin AAB, është shpërblyer me Çmimin për punimin më të mirë shkencor, në Konferencën për Shkenca Sociale dhe Humanitare, të organizuar nga Akademia Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Inxhiniering dhe Menaxhment, që u mbajt në Paris të Francës.

Në këtë konferencë dyditore të mbajtur më 25 e 26 korrik 2018, me punimet e tyre morën pjesë rreth 100 studiues nga Franca, Italia, Gjeorgjia, Korea, Shri Lanka, etj..

Prof.Memetaj në këtë konferencë prezantoi gjetjet e saja shkencore në punimin me temën „The International Involment as A Key Sine Quo Non for Managing Internal Threats to Macedonia’s statehood”. 

 

Share: