Kolegji AAB fitues i projektit “Ligjet dhe rregullativat evropiane të të bërit biznes”, në kuadër të ERASMUS+

9 Nëntor 2022

Në kuadër të programit Jean Monnet të Erasmus+, Kolegji AAB ka fituar projektin “Ligjet dhe rregullativat evropiane të të bërit biznes”. Një modul i krijuar ku ligjet, rregulloret dhe standardet evropiane të të bërit biznesit janë të kontekstualizuara nga këndvështrimi i arritjeve akademike nga njëra anë dhe nga ana tjetër, mund të shërbejnë si njohuri transformuese për të mundësuar një të ardhme të rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet bizneseve vendore në Kosovë dhe konsumatorëve evropian, ishte qëllimi kryesor i këtij projekti.

Ky modul do të përfshihet këtë vit si lëndë zgjedhore, në nivelin Master, në Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB, ndërsa të paktën 60 studentë do të ndjekin modulin çdo vit. Moduli do të ofrohet për dy semestra në dy grupe paralele.

Rikujtojmë që ky është projekti i dytë të cilin Kolegji AAB e ka fituar në kuadër të programit Jean Monnet dhe do të koordinohet nga prof. ass.dr. Donat Rexha.

Share: