Menjëherë pas diplomimit në AAB, Arbisa Shefkiu punësohet në “Balkan Investigative Reporting Network” (BIRN)

18 Tetor 2018

Studimet cilësore në Fakultetin e Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB e kanë ndihmuar Arbisa Shefkiun që menjëherë pas diplomimit të inkuadrohet lehtë në tregun e punës.

Ajo ka treguar se Kolegji AAB e ka ndihmuar atë në rrugëtim e saj si një gazetare e re, gjithashtu theksoi se sukseset e arritura deri tani në karrierën e saj nuk do t’ i gëzonte pa përkrahjen e stafit akademik të Fakultetit të Komunikimit Masiv, që sipas saj, japin mbështetje sa herë është në pytje avancimi i studentëve.

“Kolegji AAB më ka ndihmuar shumë gjatë rrugëtimit në karrierë. Gjatë studimeve të mia në Kolegjin AAB pata mundësinë të zhvilloj aftësitë profesionale, e që më pas ato t’ i zbatoj në praktikë. E gjitha kjo do të ishte e pamundur pa ndihmën e stafit akademik, të cilët gjithmonë më kanë përkrahur dhe më kanë ofruar ndihmë për çdo gjë gjatë studimeve”, tha Arbisa.

Ndërsa, ajo ka inkurajuar studentët e rinj dhe ata që synojnë të studiojnë Gazetarinë se AAB është vendi i duhur ku mund të studiosh dhe zhvillohesh profesionalisht.

“Kolegji AAB të mundëson që të studiosh dhe zhvillohesh personalisht në të njëjtën kohë. Idetë tua gjithmonë do të vlerësohen, sepse aty mbizotëron ambienti pozitiv”, përfundoi Arbisa.

Fakulteti i Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB ka një staf pedagogjik të zgjedhur, me përvojë të dëshmuar shkencore, akademike e praktike, brenda dhe jashtë Kosovës, ndërsa deri tani rreth 90 për qind e të diplomuarve në këtë fakultet janë të punësuar.

Share: