Në kuadër të “Programit Dimëror 2023” të organizuar nga QAPI për zhvillimin profesional të personelit, me 23 shkurt 2023 nga ora 09:00-16:30, në sallën A-211 do të mbahet moduli i dytë “Metodologjia e arsimit të lartë nga perspektiva e parimeve të mësuarit të të rriturve”, me trajnerët Arbërore Bicaj dhe Fadil Latifi.
Ky modul i shndërron parimet e pedagogjisë së të rriturve në praktika të mësimdhënies në arsimin e lartë. Tetë parimet e të mësuarit të të rriturve diskutohen në kontekstin e praktikave të tanishme dhe në kontekstin e shkëmbimit / ndërtimit të praktikave të mësimdhënies me nqëllim të sigurimit të qasjes me studentin në qendër dhe për rritjen e efikasitetit të studimeve.
Të gjithë të interesuarit për trajnimet që ofrohen në kuadër të “Programit Dmëror 2023” të QAPI, për më shumë informata mund të kontaktojnë me koordinatorët: Diana Qarkaxhija ([email protected]) dhe Xhavit Rexhaj ([email protected]).