Sonte nis edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival – PITF 2018”

29 Nëntor 2018

Në Teatrin AAB ‘’Faruk Begolli’’, sonte nis “Prishtina International Theater Festival – PITF 2018”, festival ky që mbart me vete një program garues të përbërë prej 7 shfaqjeve teatrore që vijnë nga Italia, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Shqipëria e Kosova.

Përveç programit garues, do të jepet premierë në natën finale shfaqja “Bretkosa”, një prodhim i Teatrit AAB “Faruk Begolli”, shfaqje kjo që është jashtë programit garues.

Festivali do të zgjasë 8 ditë, prej datës 29 nëntor deri më 6 dhjetor dhe pritet të ketë audiencë mjaft të madhe.

Festivali PITF synon të na afrojë me botën, të promovojë vlerat tona dhe mbi të gjitha t’i mundësojë publikut kosovar të njihet me rrjedhat bashkëkohore në lëminë e artit, në këtë kohë kur vazhdojmë të mbetemi të izoluar.

Hapja solemne e PITF 2018 bëhet në orën 18:30, ndërsa në orën 19:00 do të shfaqet ‘’Gratë’’ nga Maqedonia, një produksion i Teatrit Kombëtar Shqiptar në Shkup.

Ejani dhe ndiqeni Festivalin PITF 2018, në hapësirat e Kolegjit AAB në Prishtinë.

Share: