Me shfaqjen “Rusalka” të Kroacisë fillon Prishtina International Theatre Festival 2023

23 Maj 2023
Prishtina International Theater Festival 2023 begins with the show "Rusalka" from Croatia

Hapja e Prishtina International Theatre Festival ka vazhduar me shfaqjen e parë të edicionit të shtatë e cila ishte “Rusalka” nga Kroacia. Përmes një ceremonie të hapjes është vlerësuar angazhimi i stafit dhe roli i tyre në sjelljen e shfaqjeve nga shtete të ndryshme të botës, për t’i lënë hapësirë shfaqjes që filloi nga ora 20:00.

Me regjisor Ivica Šimić shfaqja “Rusalka” impresionoi publikun me personazhet që trajtonin temën e një ëndrre të personazhit të arrinte të bëhej një këngëtare e operës por që duhej të ndiqte hapat, vështirësitë e sfidat. Gjithashtu duke përbërë një perspektivë psikologjike se secili duhet të jetë vetëvetja pavarësisht paragjykimeve nga të tjerët. Publiku nderoi aktoret me duatrokitje dhe mirënjohje, kurse pas shfaqjes të pranishmit u argëtuan nën ritmet e këngëtarit Arbër Krasniqi dhe DJ Robi.

Sonte do të jepet shfaqja “Boxes” nga Turqia me regji të Balım Kar dhe Semih Değirmenci, duke filluar nga ora 20:00.

Share: