Në kuadër të bashkëpunimit të Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB dhe Shkollës Profesionale “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, është zhvilluar ligjëratë për nxënësit e kësaj qendre nga profesorët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Shaip Bytyçi dhe Fidan Qerimi, në temat: “Marketingu në biznesin kosovar” dhe “Kërkimi i tregut si dhe inovacionet e internetit dhe ndikimi i tyre në biznese dhe jetën e klientëve”.
Në ligjëratë ishin pjesëmarrës nxënësit maturantë të Shkollës Profesionale “Kujtim Krasniqi”, ndërsa, pas ligjëratës, është zhvilluar debat për temat të cilat janë ligjëruar nga profesorët e AAB-së.
Përfaqësuesit e kësaj shkolle profesionale shprehën gatishmëri që në të ardhmen të marrin pjesë në organizime e aktivitete të cilat i organizon Kolegji AAB.