Studentë të AAB-së krijojnë lojëra kompjuterike në gjuhën shqipe

12 Janar 2019

Storiet e sukseseve të studentëve të AAB-së në profesione të ndryshme e aktivitete publike, janë të zakonshme. Të tillë studentë ka shumë, brenda dhe jashtë vendit.

Kësaj radhe po jua prezantojmë një tregim pak më ndryshe të studentëve tanë. 
Flamur Haruni, Krenar Haruni dhe Alket Rexhepi, janë tre nga studentët e AAB-së të cilët janë fokusuar në zhvillimin e lojërave kompjuterike. Ata tashmë kanë krijuar kompaninë e tyre “Drague” dhe kanë lansuar lojën e parë, 100% në gjuhën shqipe “FJALË” (https://drangue.com/fjale).

“FJALË” është krijuar për dy platformat iOS dhe Android, dhe mund të shkarkohet falas, ndërsa sukseset e saj tashmë janë të dukshme, duke pasur parasysh interesimin për të.
Por, rrëfimi për Flamurin, Krenarin e Alketin, nuk përfundon këtu, sepse ata krahas projekteve të shumta për kompani të ndryshme, janë duke krijuar edhe tre lojëra të tjera, njëra ndër të cilat është edhe KUIZI, e që pritet të lansohen së shpejti.

Për sukseset e tyre dhe punën ekipore ata falënderojnë Kolegjin AAB, sepse siç thanë ata: “AAB ishte epiqendra e motivimit tonë. Në AAB u njohëm dhe mësuam të bashkëpunojmë për të ardhur këtu ku jemi sot.”

 

Share: