Studentja Edona Oraça Blakçori, e cila aktualisht ndjek studimet në vitin e fundit në programin Përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve, së fundmi i ka hyrë edhe një sfide të re. Ajo duke ndjekur pasionet e saja, është bërë pjesë e radhëve të bukura dhe të vështirë të poezisë, duke botuar librin e saj të parë “Pasqyra e shpirtit”.
Libri “Pasqyra e shpirtit” është i ndarë në pesë cikle: Pasqyra e shpirtërimit; Pasqyra e shpirtbardhit; Pasqyra e shpirtgurit; Pasqyra e shpirtmirit dhe Pasqyra e shpirtgjerit; ndërsa të gjitha poezitë kanë lidhshmëri mes vete dhe janë një tërësi.
Pas suksesit të librit të saj të parë, Edona është duke punuar edhe në realizimin e librit të dytë i cili do të përmbajë tregime të ndryshme.
Të gjithë lexuesit dhe dashamirësit e poezisë librin “Pasqyra e shpirtit” të autores Oraça-Blakçori, mund ta gjejnë në Bibliotekën e Kolegjit AAB.