Studentja Krenare Çerkini vizitoi Çekinë dhe Sllovakinë në cilësinë e kryetares së USK-së

27 Janar 2019

Unioni i Studentëve të Kosovës tashmë ka arritur marrëveshje bashkëpunimi edhe me Unionin e Studentëve të Sllovakisë. Marrëveshja u arrit gjatë vizitës së kryesisë së USK-së, të udhëhequr nga studentja e Kolegjit AAB, Krenare Çerkini.

Çerkini, e cila udhëheq me USK-në, ka treguar se gjatë vizitës në Sllovaki ka pasur takime me përfaqësues të dy unioneve studentore sllovake, ndërsa po ashtu është takuar edhe prorektoren e universitetit më të vjetër dhe më të madh të Sllovakisë “Comenius University”, prof. Zuzana Kovacicova.

Kryetarja e studentëve të Kosovës, Krenare Çerkini tha se pavarësisht barrierave diplomatike, me disa vende që nuk e kanë njohur Kosovën studentët do të vazhdojnë në realizimin e projekteve të përbashkëta. Ajo rikujtoi se deri tani USK ka arritur të finalizojë bashkëpunim ndërkombëtar me Britaninë e Madhe, Francën, Çekinë, së fundmi me Sllovakinë dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet bashkëpunimi edhe me Unionet studentore të Gjermanisë. 

Ditë më parë kryetarja e USK-së, Krenare Çerkini ishte për vizitë edhe në Francë, ku pati takime dhe pritje të rëndësishme.

Share: