Me qëllim të zhvillimit profesional të njohurive të studentëve përmes përvojës teorike dhe praktike, Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Marrëveshja e nënshkruar nga dekani i Fakultetit Juridik, prof.dr. Veton Vula dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka për qëllim krijimin e bashkëpunimit në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës për mundësinë e mbajtjes së praktikës dhe vizitave studimore për studentët, si dhe prezantimi i ekspertëve të KPK-së para studentëve të Kolegjit AAB për prezantim të temave të veçanta që ndërlidhën me këtë fushë.
Me këtë marrëveshje bashkëpunimi, palët u pajtuan gjithashtu që të organizojnë aktivitete të përbashkëta profesionale me qëllim të shkëmbimit të praktikave në drejtim të rritjes së cilësisë së studimit për studentët.