Studentët e Infermierisë në Kolegjin AAB, në kuadër të Programit të Karrierës dhe Punësimit i cili zhvillohet mbi marrëveshjen e nënshkruar me punëdhënësit gjermanë, kanë filluar sot një trajnim intensiv për infermierinë.
Trajnimi do të zgjasë tre javë rresht dhe do të mbahet në laboratorët e infermierisë në AAB, ndërsa pjesë të këtij trajnimi do të jenë studentët të cilët tashmë kanë nënshkruar kontrata pune me punëdhënës gjermanë.
Trajnimi po mbahet nga trajnerja Valdete Visoka, e cila do të ndajë përvojën e saj shumëvjeçare në Gjermani, me studentët e Kolegjit AAB. Me këtë rast, znj. Visoka duke vlerësuar studentët e Fakultetit të Infermerisë tha se qëllimi i trajnimit është të aftësohen studentët me përditshmërinë e punës së tyre dhe komunikimin në gjuhën gjermane. “Ajo çfarë më bëri përshtypje në fillim, ishin përvojat e studentëve në punë si dhe niveli i lartë i njohurive të gjuhës gjermane. Kjo është shumë e rëndësishme që këta të jenë gati për të punuar edhe në vendet gjermane”, theksoi Visoka.