Nën moton “Përfshirja universale e shëndetit: për të gjithë, kudo”,
të hënën, më 08 prill 2019, Fakulteti i Infermerisë i Kolegjit AAB dhe Instituti AAB, organizojnë ligjëratë informese në shënim të 7 Prillit
– Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit.
Të ftuar do të jenë: drejtoresha për Kosovë e OBSh-së, znj. Ardita Tahirukaj dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, z.Bujar Gashi.
Ligjërata mbahet në Qendrën Mediale nga ora 14:30 – 15:30.