Sara Gjidoda ishte e ftuara e radhës nga Qendra e Karrierës e Kolegjit AAB, e cila ka diplomuar nga gjenerata e parë e Fakultetit të Infermierisë dhe tani punon si infermiere.
Sara, si 23 vjeçare ka arritur sukses të dalluar, pasi menjëherë pas diplomimit është punësuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, përkatësisht në qendrën e vaksinimit por njëkohësisht Sara është e angazhuar edhe në Kolegjin AAB si asistente në një nga lëndët e këtij fakulteti.
Alumni Sara ndau historinë e saj të suksesit me studentët aktual të Kolegjit AAB duke shpjeguar mbi sfidat, motivin dhe përkushtimin e madh përgjatë studimeve.
Qendra e Karrierës e Kolegjit AAB po vazhdon të tregoj histori suksesi të studentëve të diplomuar në AAB dhe që tashmë janë të përfshirë në tregun e punës.