AAB në Ferizaj vendos partneritet me IP “Engjujt”

14 Tetor 2021

Studentet e programit Përkujdesja dhe Mirëqenia e Fëmijëve në degën e Ferizajt, tani e tutje do ta kenë edhe një mundësi shtesë për punë praktike.

Ky program që përgatitë kuadro për edukim parafillor të fëmijëve, përmes marrëveshjes me Institucionin Parashkollor “Engjujt” në Ferizaj, do t’ u mundësojë studentëve praktikën profesionale me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të tyre.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i degës së Kolegjit AAB në Ferizaj, prof.dr. Shaip Bytyçi, dhe drejtoresha e IP “Engjujt”, znj.Fatime Nuhiu Reçica.

Vlen të theksohet se vet udhëheqësja e Kopshtit “Engjujt”, ka mbaruar studimet në Kolegjin AAB në Ferizaj, ndërsa sot me sukses drejton këtë institucion të suksesshëm parashkollor në komunën e Ferizajt.

Share: