AAB nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me IATP (Integrated Agricultural Technology Agency)

1 Qershor 2021

Kolegji AAB nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me IATP-Integrated Agricultural Technology Agency L.L.C. për të promovuar bashkëpunimin e përbashkët edukativ e kulturor.

Palët kanë rënë dakord se lëvizjen drejt mësimit gjatë gjithë jetës duhet ta shoqërojë një tranzicion i suksesshëm në ekonominë dhe shoqërinë e bazuar në dije.

Prandaj, promovimi i qytetarisë aktive dhe punsueshmërisë janë qëllime të këtij memorandumi, dhe shihen si po aq të rëndësishme dhe të ndërlidhura për mësimin gjatë gjithë jetës, e ku do të duhej të përfshihen të gjitha format e mësimdhënies dhe të të mësuarit.

Kjo do të arrihet përmes organizimit të përbashkët të kurseve, punëtorive, trajnimeve ndërkombëtare, etj.. Pjesë e marrëveshjes me IATP do të jetë edhe Instituti AAB për Kontabilist dhe Auditorë të Certifikuar që operon në kuadër të Kolegjit AAB.

Share: