AAB vazhdon bashkëpunimin me institucionet arsimore të Republikës së Turqisë

15 Janar 2015

Në kuadër të aktiviteteve të bashkëpunimit ndërkombëtar, një delegacion nga institucioni arsimor “Final” i Republikës së Turqisë, në krye me themeluesin e saj, z. Zeki Cobanoglu, vizituan Kolegjin AAB, me qëllim të shqyrtimit të mundësive për fillimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

 

Gjatë takimeve u diskutuan mundësitë e studimeve për studentët e interesuar nga Turqia.

 

Delegacioni i bëri një vizitë edhe kampusit universitar në Prishtinë, dhe u shprehën të impresionuar me me të arriturat dhe kushtet që ofrohen në AAB.

 

Institucioni arsimor “Final” është themeluar para afër tri dekadave dhe gëzon një respekt të madh në vend dhe tek partnerët ndërkombëtar. “Final” është ndër institucionet më prestigjioze për përgatitjen e nxënësve për arsim universitar, në Republikën e Turqisë dhe ka marrëveshje të shumta bashkëpunimi edhe me universitete të tjera.

Share: