#AABAlumniTalk po vazhdon promovimin e studentëve të diplomuar

11 Janar 2022

23 vjeçarja Tringa Rogova, ka ndarë përvojën e saj si studente e diplomuar e suksesshme në Fakultetin Juridik në kampusin e Gjakovës, në kuadër të aktivitetit #AABAlumniTalk. 

Tringa ndonëse e re në moshë pas përfundimit të studimeve është angazhuar si zyrtare ligjore, ku edhe theksoi se përkushtimi, dëshira për studime dhe bashkëpunimi me profesorët e AAB-së kanë ndikuar që të gëzoj këtë sukses.

Falë bashkëpunimeve dhe organizimeve që realizon Kolegji AAB, Tringës bashkë me shumë studentë të tjerë ju është mundësuar që të jenë pjesë e shkollës verore në Malin e Zi në vitin 2018, ku kjo ka hapur rrugën që të jenë pjesë e shumë organizimeve të tjera.

Share: